Kroacia bllokon importin e patatinave nga Serbia, pas paralajmërimit se përmbajnë substancë kancerogjene

Kroacia bllokon importin e patatinave nga Serbia, pas paralajmërimit se përmbajnë substancë kancerogjene

Patatinat me shije speci, prodhim i Serbisë, ka dalë se përmbajnë nivel të lartë të substancës së akrilamidit, e cila konsiderohet si kancerogjene.

Kështu thotë një njoftim i Komisionit Evropian, në të cilin theksohet se Kroacia e ka bllokuar në tërësi importin e tyre.

Ka qenë Agjencia Kroate e Ushqimit që ka vlerësuar se  prania e akrilamidit në ushqim mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të kancerit në të gjitha grupmoshat.

Akrilamidi është një kimikat që formohet natyrshëm në produktet ushqimore me niseshte gjatë gatimit të përditshëm në temperaturë të lartë.

Ky kimikat mund të jetë i pranishëm në ushqim që nga fillimi i gatimit. Ai kryesisht formohet nga sheqernat dhe aminoacidet (kryesisht një i quajtur asparaginë) e të cilë janë natyrshëm të pranishëm në shumë ushqime.

Related Articles