Finalistja e Botërorit 2018 Kroacia e ka mposhtur 1:0 Rusisë të dielën në Split, për ta prerë biletën për Kupën e Botës “Katari 2022”. Kjo do të jetë hera e gjashtë që Kroacia merr pjesë në Botëror.
Një autogol i Fedor Kudryashov ia siguroi Kroacisë fitoren në një ndeshje të drejtpërdrejtë për vendin e parë në Grupin H kualifikues në Stadiumin Poljud.
Kroacia shkon në Botëror si fituese e grupit me 23 pikë, ndërsa Rusia do të luajë në play-off për pjesëmarrje në Katar 2022, pasi e mbylli fushatën kualifikuese në vendin e dytë me 22 pikë.
Kombëtares ruse do t’i kishte kryer punë edhe një barazim për ta siguruar sonte biletën për Katar, por pavarësisht një beteje të madhe për t’u mbrojtur, rusët dështuan rreth 10 minuta para fundit.
Në një terren të vështirë me fushën e rënduar nga reshjet e mëdha të shiut, kroatët bënë përpjekje të mëdha dhe të vazhdueshme për të shënuar.
Por atyre iu desh ndihma e mbrojtësit rus Kudryashov për ta thyer mbrojtjen ruse.
Kudryashiv shënoi në portën e vet nga afërsia, në përpjekje për ta larguar një top të harkuar në zonë në minutën e 81-të.
Rusia nuk e pati asnjë goditje në portën kroate, që tregon qëllimi e saj për të luajtur për një barazim në Split.
Kroacia i bashkohet Gjermanisë, Belgjikës, Francës dhe Danimarkës si pesë skuadrat e para që e sigurojnë kualifikim në Kupën e Botës nga Evropa./Gazeta Enigma/