Kroatët shijojnë plazhin në Dubrovnik, pasi shënohet rekord temperaturash për muajin janar

Kroatët shijojnë plazhin në Dubrovnik, pasi shënohet rekord temperaturash për muajin janar

Sipas të dhënave të Institutit Shtetëror Hidrometeorologjik, sot në orën 14, stacioni i tyre në Goricë ka matur temperaturën 19.3 gradë Celsius.

Kjo është temperatura më e lartë e matur sot në Kroaci, si dhe temperatura më e lartë e janarit në Dubrovnik që nga fillimi i matjeve, shkruan Index.hr, përcjell Gazeta Enigma.

Prandaj, shumë banorë të Dubrovnikut po shijojnë një ditë krejtësisht atipike për janarin, ndaj disa prej tyre vendosën të shkojnë në plazh. Kështu, shumë notarë mund të shihen në Banja, plazhi më i njohur në Dubrovnik./Gazeta Enigma/

Related Articles