Toni Kroos ka refuzuar mundësinë për të rinovuar kontratën e tij me Real Madridin edhe pse kontrata e tij aktuale skadon në verën e vitit 2023.
Kuptohet se gjermani dëshiron të shohë se si ndihet sezonin e ardhshëm përpara se të nënshkruajë edhe për një vit tjetër me madrilenët.
Drejtuesit e klubit spanjoll sipas “Mundo Deportivo”, kanë frikë se Kroos do të ndjekë gjurmët e ish-trajnerit të tij Zinedine Zidane, të largohet nga klubi nëse nuk ndihet rehat ose i garantuar për vendin e tij në ekipin e parë.