Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se Fushë Kosova, lagjja “Kodra e Trimave” në Prishtinë dhe Mirdita do të mbesin pa ujë të pijshëm mbrëmjen e sotme.
Në njoftimin e KRU “Prishtina”, thuhet se Fushë Kosova do të ketë reduktime të ujit të pijshëm sot nga ora 23:00-06:00. Ndërsa “Kodra e Trimave” dhe Mirdita me ndërprerje 00:00 deri 05:00.
Njoftimi i plotë:
Ju njoftojmë se si shkak i reshjeve të dendura atmosferike, kemi sërish ngritje të turbullirës së ujit në kanalin e Ibër Lepencit.
Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj nuk ka mundësi teknike të trajtoj ujin për pije. Si pasojë e kësaj, Fushë Kosova do të ketë reduktime të ujit të pijshëm sot nga ora 23:00 dhe do zgjasë deri në orën 06:00.
Si shkak i mungesës së ujit nga ITU Shkabaj është evidente ndikimi i mungesës së ujit të pijes edhe për konsumatorët e Kodrës së Trimave dhe Mirditës.
Kodra dhe Mirdita me ndërprerje 00:00 deri 05:00.