Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg po viziton sot Kosovën.
Pas takimit që pati me presidenten Vjosa Osmani, kryediplomati austriak tani ka takuar edhe homologen e tij, ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.
Ai është parë në disponim të mirë, ashtu siç ishte edhe përgjatë takimit me Osmanin.
Madje ministri austriak është parë shumë më i afërt se shumë zyrtarë të tjerë kur vizitojnë Kosovën.
Ministri pas puthjes së dorës që i bëri presidentes Osmani, është parë teksa ka përqafuar edhe ministren Gërvalla.
Ministri austriak, Schallenberg pritet që pasdite të takohet edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.