“Kryeministër, mos na shkel në gjak!”, sot fëmijët e dëshmorëve protestojnë në Prishtinë

“Kryeministër, mos na shkel në gjak!”, sot fëmijët e dëshmorëve protestojnë në Prishtinë

Të hënën pritet të mbahet protestë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, shkak i së cilës është deklarata e kryeministrit Albin Kurti për politikanin serb, Oliver Ivanoviq, raporton Gazeta “Enigma”.



Me moton, “Kryeministër, mos na shkel në gjak! Stop, devijimit të historisë”, protesta është paraparë të zhvillohet në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00.

Protesta është thirrur nga një grup në rrjetin social Facebook, që thuhet të jetë nga fëmijët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas organizatorëve protesta është organizuar për shkak të indinjimit me veprimet e Kurtit, që sipas thirrësve ai ka tentuar të amnistojë një kriminel lufte.

“Të indinjuar thellë me veprimet e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit, dhe tenitmin e tij për të amnistuar kriminelin e luftës, ideatorin dhe kryesin e vrasjeve të shqiptarëve civilë, Oliver Ivanoviqit. Fëmijët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, thërrasin për protestë, me moton: “Kryeministër, mos na shkel në gjak! Stop, devijimit të historisë!”, thuhet në njoftim.

Sipas organizatorëve, kjo protestë ka për qëllim ndërgjegjësimin për vlerën e historisë dhe të ardhmes së vendit. / Gazeta Enigma.

Related Articles