Kryeministri i Kosovës i pret në aeroport kryeministrat e Holandës dhe Luksemburgut

Kryeministri i Kosovës i pret në aeroport kryeministrat e Holandës dhe Luksemburgut

Para pak minutash kanë arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, kryeministri i Holandës, Mark Rutte, dhe ai i Luksemburgut, Xavier Bettel, ku janë pritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Nga ora 09:20, Kurti do të ketë takim me ta, ndërsa në ora 10:05 do të ketë një konferencë për media.

Vizita e dy kryeministrave evropianë ishte planifikuar para disa muajsh. Por, ata do ta shfrytëzojnë këtë udhëtim për të dërguarin mesazhin e Bashkimit Evropian dhe NATO-s ndaj liderëve në Kosovë dhe Serbi për nevojën e uljes së tensioneve, qetësimin e situatës në veri të Kosovës dhe kthimin në dialogun që ndërmjetësohet nga Brukseli.

Related Articles