Kryeministri izraelit i kërkon komunitetit ndërkombëtar të “qëndrojë i bashkuar” kundër Iranit

Kryeministri izraelit i kërkon komunitetit ndërkombëtar të “qëndrojë i bashkuar” kundër Iranit

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu tha se Izraeli vlerëson thellësisht mbështetjen e ShBA-së, Britanisë së Madhe, Francës dhe të tjerëve në “parandalimin” e sulmit iranian gjatë fundjavës.

Në një deklaratë të shpërndarë në X, këtë mbrëmje, zyra e kryeministrit tha se komuniteti ndërkombëtar “duhet të vazhdojë të qëndrojë i bashkuar për t’i rezistuar këtij agresioni iranian, i cili kërcënon paqen botërore”, raporton BBC.

Më herët, ministri i jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian tha se sulmi i vendit të tij ndaj Izraelit përbënte “ushtrim të së drejtës së mbrojtjes legjitime” dhe tha se nuk do të hezitonte të mbronte interesat e tij në të ardhmen.

Related Articles