Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ironizuar me kryeministrin Albi Kurti.
Ai tha se kur Kurti humb argumente, atëherë fillon të prodhojë material për rrjetin social Tik-tok.
“Kryeministri kur humb argumente, fillon të prodhojë material për Tik-tok. Tha se nga Gjuriqi ka kaluar te Rakiqi, po ashtu ka kaluar nga Pantiqi e Ivanoviqi… Kryeministri ka probleme thelbësore kontradiktore se është në transformim të pozicionit të tij” u shpreh Abdixhiku në seancën e sotme të kuvendit.
Ai tha se kryeministri po bvie në kontradiktë me veten.
“Tha është marrëveshje kontraktuale por jo e obligueshme. Kontradikta e dytë, merre ose le, është bazë e mirë, e treta do të ketë implementim të marrëveshjeve paraprake por jo Zajednicë”, shtoi ai.
Abdixhiku madje tha se nuk ka ligj kur s’mund të mbash zgjedhje në veri.