Deputetja e VV-së, Jeta Statovci bashkë me kryeministrin Albin Kurti, kanë takuar sekretaren zvicerane të shtetit, Livia Leu.
Statovci shkruan se në këtë takim e konfimuan gatishmërinë për bashkëpunim ekonomik midis dy vendeve, me qëllim që të rriten shkëmbimet tregtare dhe të krijohen mundësi potenciale për investitorë zvicëranë në Kosovë.
“Gjithashtu, pjesë e diskutimit ishte dhe siguria në Ballkanin Perëndimor dhe zhvillimet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, përgjatë procesit të dialogut në Bruksel. Në këtë takim u theksua se Procesi i Berlinit është e vetmja alternativë për Qeverinë e Kosovës”, shkroi tutje Statovci në Facebook.
Postimi i plotë i Statovcit:
Së bashku me Kryeministrin e Republikës ????????, Albin Kurti, takuam Sekretaren zvicerane të Shtetit ????????, Livia Leu.
Mardhëniet e dy shteteve tona, historikisht kanë qenë të veçanta, dhe ne tashmë vetëm se po vazhdojmë t’i thellojmë ato, si në aspektin politik po ashtu edhe në atë ekonomik.
Në këtë takim e konfirmuam gatishmërinë tonë për bashkëpunim ekonomik midis dy vendeve tona, me qëllim që të rrisim shkëmbimet tregtare dhe krijojmë mundësi potenciale për investitorë zvicëranë në Kosovë. Po ashtu, theksuam rolin dhe rëndësinë e madhe që ka marrëveshja e tregtisë së lirë EFTA, temë e ngritur dhe theksuar qartë edhe gjatë vizitës së Grupit të Miqësisë Kosovë-Zvicër.
Gjithashtu, pjesë e diskutimit ishte dhe siguria në Ballkanin Perëndimor dhe zhvillimet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, përgjatë procesit të dialogut në Bruksel. Në këtë takim u theksua se Procesi i Berlinit është e vetmja alternativë për Qeverinë e Kosovës