Dyshohet se parashutistë serbë u lëshuan nga Serbia në Kosovë

Dyshohet se parashutistë serbë u lëshuan nga Serbia në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka pranuar një informacion lidhur me dyshimet se “disa parashutistë nga Serbia dyshohet se janë lëshuar në zonën kufitare të Kosovës, konkretisht në Podujevë”.



Sipas njoftimit, thuhet se policia s’ka hasur në parashutistë, teksa ka bërë të ditur se ka kontaktuar edhe me personin i cili i ka dhënë informatat fillestare.

“Lidhur me këto informacione Policia e Kosovës nuk ka hasur në parashutistë, përderisa është duke ndërmarrë veprimet e saja policore, drejt informimit dhe bashkëpunimit me KFOR-in”, thuhet në njoftimin e policisë

Related Articles