Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka përkujtuar viktimat e ngjarjeve tragjike të natës mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në veri të Mitrovicës.
Ai njoftoi se Kosova ka dërguar një letër tek përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, përmes së cilës kërkohet hetim i plotë dhe gjithëpërfshirje për të identifikuar dhe ndjekur penalisht përgjegjësit e këtyre krimeve.
Në sulmin e koordinuar nga grupe të armatosura të Serbisë, u vranë 10 qytetarë shqiptarë, përfshirë fëmijë, gra dhe të moshuar.
Gjithashtu, u patën plagosur 25 të tjerë. /Gazeta Enigma