“Kryeministri Kurti po u bënë presion politik deputetëve të tij për të mos e votuar Trustin”

“Kryeministri Kurti po u bënë presion politik deputetëve të tij për të mos e votuar Trustin”

Projektligji për Trustin pritet që të shkojë në Kuvend të Kosovës, në një nga seancat e para.

Partia në pushtet është ajo që po e bllokon këtë projektligj ndonëse kësaj radhe inicimi i kësaj nisme erdhi nga qytetarët.

Ky projektligj i cili në seancën e Kuvendit do të shkoj pa përkrahjen e Komisionit për Buxhet, e ka përkrahjen e deputetëve opozitar, por së fundi janë shtuar zërat se edhe disa deputetët të partisë në pushtet do ta votojnë atë.

Megjithatë qëndrimet ndryshe të këtyre deputetëve duket se nuk po i pëlqejnë Kryeministrit Kurti.

Kjo ka bërë që deputetët nuk po i shprehin qëndrimet e tyre për Trustin publikisht.

Sipas iniciuesit të peticionit për tërheqjen e Trustit, Adnan Jashari kjo po ndodh për shkak të presionit politik që po i bënë kryeministri deputetëve.

“Ata nuk po shprehen publikisht për shkak ndoshta edhe të presionit politik të kryeministrit, por ndoshta do të jetë një mundësi që projektligji të kalojë më lehtë që deputetët që nuk guxojnë të votojnë pro të mos votojnë fare, të mos marrin pjesë në votim për shkak që votimi të jetë më i lehtë”, u shpreh për Front Online.

Jashari kërkon nga deputetët që nuk guxojnë të votojnë Trustin, atëherë mos të marrin pjesë në votim.

Pasi, sipas tij kjo mungesë do ta lehtësonte që të kalojë projektligji.

“Ata që nuk guxojnë të votojnë pro për shkak të presionit politik atëherë mos të marrin pjesë, kështu do e mundësojnë të kalojë më lehtë projektligji për shkak që sa më shumë vota kundër në Kuvend, normalisht që mundësitë janë më të vogla që të kalojë”, u shpreh Jashari.

Ky Projektligj pritët të shkojë në Kuvend në seancën e parë të këtij viti.

Kështu ka njoftuar deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Ndryshe, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar disa herë kundër kësaj nisme, duke thënë se paratë e Trustit janë për qytetarët kur të dalin në pension, e jo që t’i shfrytëzojnë ato mjete tash.

Related Articles