Kryeministri Kurti pret në zyre familjarët e heroit Enver Zymberi, pranon edhe një dhuratë

Kryeministri Kurti pret në zyre familjarët e heroit Enver Zymberi, pranon edhe një dhuratë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka pritur në zyrën e tij familjarët e heroit Ever Zymberi.
Kryeministri në FB është shprehur se u nderua me këtë vizitë kurse më tutje u shpreh se sakrifica e heroit Zymberi nuk do të harrohet kurrë.
Ai pranoi edhe një dhuratë nga miku I tij.

Postimi i plotë:

Me 26 korrik sivjet bëhen 10 vjet nga rënia e heroit Enver Zymberi. Në zyren time prita Muharrem Zymberin, babain e tij, me të cilin kemi qenë për një vit bashkë në burgun e Pozharevcit. Baca Rremë erdhi të më vizitonte me vajzën Shyhrete Zymberi-Brahimi dhe djalin Çlirimin, i cili i shërben vendit si pjesëtar i Policisë së Kosovës. Përveç bisedës, u ndjeva shumë i nderuar që Arsim Sadiku, miku i Enverit, më kishte bërë një dhuratë të cilën mund ta shihni në foto. Sakrifica e Enverit nuk do të harrohet kurrë, kurse emri i tij do të kujtohet përherë.

Related Articles