Kryeministri Kurti priti në takim Komandantin e Operacioneve Civile të BE-së, Francisco Esteban Perez

Kryeministri Kurti priti në takim Komandantin e Operacioneve Civile të BE-së, Francisco Esteban Perez

Kryeministri Kurti tha se në këta muaj të qeverisjes kemi stabilitet institucional, legjitimitet demokratik dhe besueshmëri të lartë në institucione nga ana e qytetarëve që përbën progres të madh shoqëror.

Ai e njoftoi z.Perez me reformat e nisura në sistemin e drejtësisë dhe përkushtimin institucional për luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Ky takim vjen në kohën e miratimit të Strategjisë për Sundimin e Ligjit, projekt-kodit të Procedurës Penale dhe Ligjit për Agjencinë Kundër Korrupsion, që u veçuan nga kryeministri si veprime që do të forcojnë e avancojnë sistemin e drejtësisë dhe luftën kundër krimit e korrupsionit.

Kryeministri Kurti theksoi se përgjatë tetë muajve të qeverisjes, nga Policia e Kosovës janë realizuar rreth 500 operacione, rreth 900 bastisje dhe janë shkatërruar 41 grupe kriminale.

Dhe njëkohësisht kemi miratuar koncept dokumentin për vettingun drejt një prokurorie aktive dhe energjike, si dhe gjyqësori efikas e efiçient, tha ai./Gazeta Enigma/

Related Articles