Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për dallimet që i kanë Goran Rakiq dhe Milan Radojqiq të cilët të dy janë pjesë e Listës Serbe.
“A janë krejtësisht të ndryshëm Rakiqi dhe ai kryekrimineli nuk mund të them sepse janë në të njëjtin subjekt politik. A janë identik prapë nuk mund të them, a e dini pse se për kryekriminelin ka fletarrest e mos harroni në një qeverisje të mëhershme iu patë fletëarresti për arsye teknike dhe taktike. Ndërkaq, edhe në listë të zeze nuk është Rakiqi sikurse ai krimineli nuk janë identik”, ka thënë Kurti.
Ai, në seancën e Kuvendit të Kosovës duke iu kthyer përgjigje deputetëve të opozitës ka theksuar se shkëmbimi territorial sa ata ishin në pushtet u ka dështuar.
“Disa gjëra që kanë ndodhur viteve të kaluara kanë qenë në kuadër të projektit për shkëmbim territorial e i cili karakterizohej me shprehjen “ëe are not problematic guys” prej aty vjen edhe treni serborus, edhe arrestimi spektakolar i Marko Gjuriqit, dhe lirimi më spektalokar i tij edhe pa gjobë. Pra, të gjitha këto elemente kanë qenë në dritën e shkëmbimit territorial që ka dështuar si projekt”.
”Kurrë mos harroni disa gjëra që kanë ndodhur lirimi spektalokar i tij edhe pa gjobë, këto elemente ishin në dritën e shkëmbimit territorial që ka dështuar si projekt”, ka thënë Kurti. /Gazeta Enigma/