Kryeministri i vendi, Albin Kurti ka dalë në konferencë për media pas situatës së krijuar në veri të vendit.
Ai tha se Serbia dëshiron ta eskalojë situatën.
Kurti tutje ka thënë se deri tash asnjë incident nuk ka ndodhur në pikat kufitare me Serbinë ku ka policë të Kosovës.
‘’Asnjën incident në asnjë pikë kufitare në ditën e gjashtë zbatimit të vendimit të Qeverisë. Aty ku nuk ka pasë policë, ka pasë incidete, dhe një i tillë ndoshi në Zubin Potok. Asnjë incident në ansjë pikë kufitare, sepse ka pasë policë të Kosovës. Aty ka siguri dhe jo incidente’’ tha ai.
Kurrë s’ka qenë më i lartë morali i policisë, profesionalizmi i tyre i shkëlqyer’’.