Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sonte për në Mynih të Gjermanisë, ku do të merr pjesë në Konferencën e Sigurisë.
Kryeministri Kurti do të zhvillojë takime me liderë shtetërorë dhe përfaqësues institucionesh, pjesëmarrës në këtë konferencë.
Konferenca e Sigurisë në Mynih ka filluar punimet sot dhe do të zgjasë deri më 19 shkurt.
Në këtë konferencë marrin pjesë 40 krerë shtetesh dhe qeverish dhe rreth 100 ministra.