Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përmes një postimi në facebook ka publikuar një video tek sa shihet se qytetarët e Kosovës kalojnë kufirin pa u ndalur për kontrollë.
Gjithashtu ai ka publikuar një pjesë nga takimi i dy qeverive shqiptare më 20 qershor të muajit që lam pas.
Rama kishte theksuar se është e palejueshme që të ketë probleme të tilla si më herët, duke pritur për kontrollë.
“Kryeministri është dakord me mua që në këtë sezonë është e palejueshme dhe e pajustifikueshme që të kemi më probleme të natyrës që kemi pasur deri vjet apo viteve tjera dhe radha të pafundme për shkak të kontrolleve një për një të makinave që vijnë drejt Shqipërisë… Mund ta dijmë nga ju se si do të kalohet kufiri në korrik dhe në gusht, çka janë këtu disa lehtësira”, kishte thënë Rama në takimin e përbashkët me Qeverinë Kurti.
Në videon e publikuar në facebook Rama ka shkruar : “Pushimet e para pa kufi mes Shqipërisë dhe Kosovës”.
VIDEO : https://fb.watch/e1bJ9Kbm0_/