Kryeministri spanjoll tregon pse vendosi të marrë pjesë në Samit ku është edhe Kosova

Kryeministri spanjoll tregon pse vendosi të marrë pjesë në Samit ku është edhe Kosova

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, për herë të parë ka vendosur që të marrë pjesë në një tryezë ku është i pranishëm edhe përfaqësuesi i Republikës së Kosovës.

Megjithatë për këtë Spanja ka pasur një kusht, duke kërkuar që në Samitin për Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Slloveni të mos ketë simbole shtetërore.

Për këtë çështje Sanchez ka folur sot nga Brdo, teksa ka arsyetuar vendimin për të marrë pjesë në Samit ku është i pranishëm edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se si shtet duhet marrë pjesë në çdo organizim e samit.

Siç shkruan medium spanjoll “menorca.info”, Sanchez ka thënë se “Spanja duhet të jetë në të gjitha forumet”.

“Është e rëndësishme të jesh në të gjitha forumet. Spanja duhet të jetë në të gjitha forumet ”, ka thënë Sanchez.

Spanja vazhdon të jetë një nga shtetet që nuk e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës bashkë me Sllovakinë, Qipron, Greqinë dhe Rumania.

Related Articles