Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Joan Pelus këtë të diel vizitoi selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
Ai atje uroi besimtarët për festën e Fitër Bajramit.
“Si çdo pasuri, duhet të kujdesemi për të, ashtu siç janë kujdesur paraardhësit tanë, drejtuesit e mëparshëm të komuniteteve fetare. Kështu, kemi përgjegjësinë t’ia trashëgojmë atë brezave që do të vijnë. Për këtë nuk mjafton vetëm puna e klerikëve të secilit komunitet, por të gjithë duhet të japin kontributin e tyre”, tha ai, transmeton Gazeta Enigma.
Kryepeshkopi Joan u prit nga kryetari i Komunitetit Mysliman, hoxhë Bujar Spahiu.