Kryeshefi i Ndërmarrjes “Trepça”, Bashkim Kurti, është shprehur se kanë bërë të pamundur për të dalë nga situata për pagat e minatorëve, shkruan Gazeta Enigma.
Kurti ka thënë se nëse minatorët do kishin kryer sasinë e paraparë të prodhimit, pagat do ishin kryer sot.
“Po besoj se bëjmë zgjidhje, meqenëse e kanë marrë shumë seriozisht çështjen që jemi ne si Trepçë por me dalë nga kjo situatë duhet bashkëpunimi i dy palëve. Ne në vazhdimësi kemi kërkuar, ju kryeni punën e juaj e ne e kryejmë punën tonë. Si menaxhment e kemi bërë të pamundurën për me dalë prej situatës në të cilën jemi. Askujt nuk i konvenon kjo situatë sepse sot jemi në ditën e 23-të, mesatarisht me 250 tonë xehe është dashur me dal mbi 9 mijë ton xehe e që kur i konverton në para, atëherë pagat tona i kishim kryer sot”, ka deklaruar kryeshefi.
Edhe një takim për të mërkurën është paraparë të mbahet një takim mes minatorëve, Sindikatës dhe menaxhmentit.