Kryesia e Kuvendit brenda pesë ditëve mban dy seanca (VIDEO)

Kryesia e Kuvendit brenda pesë ditëve mban dy seanca (VIDEO)

Kryesia e Kuvendit ka mbajtur mbledhje të hënën paradite ku ranë dakord që të mbahen dy seanca brenda 5 ditëve.

“E para do të jetë më 8 shkurt, me fillim në ora 12:00 dhe në agjendë do të jetë trajtimi i pikave të papërfunduara dhe seancave të pambyllura nga ditët e mëhershme, përfshirë edhe ato të muajit dhjetor. Ndërsa, seancë e rregullt do të mbahet të enjten më 9 shkurt”, ka thënë shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila.

Në këtë të fundit pritet të diskutohet Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore. Kjo nënkupton edhe miratimin e koeficientit të miratuar në qeveri nga Ligji i Pagave.

Për të cilin, një mendimi për vlerën e caktuar nuk janë edhe opozita.

“Kur e kemi për diskutim projektligjin në fjalë të pajtohen me propozimet e opozitës dhe të shkojmë në ngritjen e këtij koeficienti së paku në 120 euro” ka thënë Abelard Tahiri i PDK-së.

Tahiri komentoi edhe vizitën e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak me Albin Kurtin, për të cilin thotë se ka ndërruar qëndrimet për çështjen e asociacionit.

“Ky nuk e ka problem që nesër prapë të gjitha këto kushte prapë t’i rinegociojë t’i riformulojë dhe të vijë në një situatë të re, pra siç duket ka marrë drejtim që ta themelojë Zajdenicën”.

Në seancën e së enjtes pritet edhe shqyrtimi i raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës.

Related Articles