Stafi i Drejtorisë Rajonale i Policisë në Ferizaj ka zhvilluar një takim pune me kryetarin e komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ku temë diskutimi, veç tjerash, ishte dukuria e dhunës në familje dhe siguria në komunikacionin rrugor. Ai shprehu gatishmërinë e tij dhe stafit të tij të parezervë, në mbështetje të aktiviteteve të përbashkëta me policinë, raporton Gazeta Enigma.
Njëherit, policia ka nisur të mbajë ligjerata në shkollat e mesme të ulëta të Ferizajt, me temë ‘’Dhuna në familje dhe siguria në komunikacionin rrugor’’.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, përmes këtyre ligjeratave, synon të ngritë vetëdijën tek nxënësit e këtyre shkollave, për dukuritë negative që po e përcjellin shoqërinë tonë.
Policia do të shfrytëzojë format e bashkëpunimit të ndërsjellë, në të mirë të të gjithë qytetarëve, që të jenë të sigurtë aty ku jetojnë dhe veprojnë.
/Gazeta Enigma/