I pari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka përcjellur nga afër takimin e javës së fundit të BKT Superligës së Kosovës në Futboll, Drita – Ulpiana (3:1), në stadiumin e Qytetit në Gjilan.
Në takim kreu i Gjilanit ka qenë i shoqëruar nga zyrtarë të klubit nikoqir, FC Drita, të cilët kanë qëndruar së bashku në mbyllje të edicionit vjeshtor të garave në BKT Superligën e Kosovës në Futboll, në mes të FC Drita dhe FC Ballkani, e cila u mbyllë me fitore të vendësve (3:1) në një atmosferë modeste e kushte të rënda për lojë.
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka parë edhe nga afër rrjedhën e punimeve të stadiumit, sot gjatë ndeshjes Drita – Ulpiana, e cila është zhvilluar në kushtet minimale për lojë, pasi nga të reshurat e shiut fusha ishte rënduar shumë dhe zhvillimi i një loje të bukur ishte me gjasa shumë të vogla.
Kujtojmë që punimet në Stadiumin e Qytetit në Gjilan janë duke vazhduar me intensitet të ultë, ndërsa paraprakisht është potencuar se viti 2022 do të jetë viti i përfundimit zyrtar të punëve, ndërkohë që mëtohet në pranverë të shtohet intensiteti dhe ato të mbyllen përfundimisht gjatë vitit të ardhshëm, shkruan Gazeta Enigma.