Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se ka marrë dozën përforcuese kundër COVID.
Ai iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve mbi moshën 18 vjeccare që të vaksinohen edhe me dozën e tretë, në kohën kur numri i rasteve me COVID-19 po rritet në vend dhe botë.
“Sot e kam marrë dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 në qendrën e mjekësisë familjare Dardania. Numri i rasteve të infektimit është në rritje e sipër, përderisa e gjitha bota po përballet me variantin e ri të virusit Corona. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve mbi 18 vjeç të marrin dozën përforcuese të vaksinës sa të kalojnë gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë. Të bëhemi së bashku në mbrojtje të shëndetit publik. #VAKSIONOHU”, ka shkruar Hyseni në Facebook.
Ndryshe, edhe infektologët bëjnë thirrje për vaksinim sepse sipas tyre vetëm në këtë mënyrë mund të ndalet përhapja e virusit COVID dhe varianteve të reja të tij. /Gazeta Enigma/.