Në ditën e parë pas marrjes së detyrës të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi së bashku me familjen e tij kanë bërë homazhe në Prekaz, raporton Gazeta “Enigma”.
Krasniqi gjatë ditësh së djeshme u zgjodh në këtë pozitë me shumicë votash të delegatëve pjesëmarrës në Konventën zgjedhore të partisë.
Në votim morën pjesë 476 delegatë. Vetëm 7 vota ishin kundër.
Në deklarimin e tij të parë pas marrjes së pozitës së kryetarit, Krasniqi tha se do të çojë përpara rrugën e trasuar nga ish-kryetarët Hashim Thaçi e Kadri Veseli në krye të PDK-së.
Krasniqi tha se do të bashkëpunojë me secilin anëtarë dhe qytetarë që dëshiron të bashkohet PDK-së.