Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, në një deklaratë për media ka folur rreth procesit zgjedhor të 28 dhjetorit, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje ai deklaroi se lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, do të reflektojë dhe do të bashkëpunojë me opozitën.
“Unë mendoj që Albin Kurti, ka për të reflektuar sa kam dëgjuar. Do të reflektojë dhe do të bashkëpunojë me opozitën. Presidenti/ja sipas mendimit tim do të jetë një përfaqësues i opozitës, neutral”, deklaroi Kryeziu në “DPT te Fidani”.
“Jam shumë i bindur se ka reflektuar në këtë drejtim se i ka parë gabimet e veta”, theksoi ai.
