Eric Adams pasi mori pasaportën shqiptare regjistrohet edhe si banor i Tiranës

Eric Adams pasi mori pasaportën shqiptare regjistrohet edhe si banor i Tiranës

Ish-kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams, është bërë zyrtarisht banor i Njësisë Administrative Nr. 2 në Tiranë, pas marrjes së nënshtetësisë shqiptare disa ditë më parë.

Ai ka kryer procedurat e regjistrimit si rezident në kryeqytet dhe, sipas fotove të publikuara, ka aplikuar edhe për pajisjen me pasaportë shqiptare.

Kreu i Njësisë Nr. 2, Florian Pullazi, e ka pritur Adams në institucion dhe e ka cilësuar atë si banorin më të ri të kësaj njësie në Tiranë.

“Eric Adams, banori më i ri i njësisë nr. 2 në Tiranë! Me kënaqësi mikprita sot në ambientet e njësisë administrative nr. 2 në Tiranë, ish-kryetarin e bashkisë së Nju-Jorkut dhe ish-senatorin e njohur, Eric Adams. Eric Adams është një mik i madh i shqiptarëve – sot, shqiptar me pasaportë  – përveçse një politikan i njohur për fokusin tek çështjet e sigurisë publike, si ish-kapiten i Departamentit të Policisë së Nju-Jorkut. Siç e thotë edhe vetë ai, marrja e shtetësisë shqiptare është edhe reflektim i lidhjes së gjatë dhe të thellë mes qytetit të Nju-Jorkut dhe  komunitetit shqiptar në SHBA. Kënaqësi që, nga sot, e kemi banor të njësisë nr. 2 në kryeqytet”, shkruan ai.

Related Articles