Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën në bazë të urdhëresës nga Gjykata është realizuar operacioni policor në kontrollin e pesë lokacioneve në Prishtinë.
Në këto bastisje janë gjetur dhe konfiskuar në cilësinë e provave materiale 30.2 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, dhe 1.651.2 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, dy automjete me targa vendore, para të gatshme 733.65 euro, një shufër metalike, katër peshore.
Lidhur me rastin janë arrestuar pesë të dyshuar, meshkuj kosovar dhe në konsultim me prokurorin të dyshuarit dërgohen në mbajtje.