Në Qendren Klinike dhe Universitare ka ndodhur një intervenim i rrallë në zemrën e një fëmijës, të moshës 14 vjeçare.
Ky intervenim ka të bëjë me kateterizimin.
Procedura është kryer nga mjekët e Klinikës së Pediatrisë, në bashkëpunim me ata të Klinikës së Kardiologjisë.
“Fëmija L.S. ishte diagnostikuar me hipertension arterial të ngritur dhe është bërë ekzaminimi invaziv hemodinamik, me qëllim të zbulimit të ndonjë ngushtimi të arterieve. Ekzaminimi Invaziv është kryer ne sallën e Hemodinamikës të Klinikës së Kardiologjisë . Ekzaminimi është kryer vetëm nga stafi vendor i mjekëve dhe infermierëve dhe procedura ka kalur pa komplikime. Fëmija pas procedurës, është transferuar, në Klinikën e Pediatrisë”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.
Fëmija pas procedurës, është transferuar, në Klinikën e Pediatrisë.