Kthehen kolonat, deri në 2 orë pritje në Merdarë

Kthehen kolonat, deri në 2 orë pritje në Merdarë

Fluksi i udhëtarëve që po dalin nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdarë, është shtuar mëngjesin e sotëm, raporton Gazeta “Enigma”.

Në përditësimin e fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bëhet e ditur se pritjet në Merdarë po zgjasin deri në dy orë, derisa kolona është një kilometër.

Pritje rreth një orë ka në dalje të pikës kufitare te Dheu i Bardhë, derisa në Jarinjë pritjet zgjasin deri në 20 minuta.

Në pikat tjera kufitare nuk ka pritje më shumë se 5 minuta.

Ndërkaq për të hyrë në Kosovë, pritjet nuk janë më të gjata se 10 minuta.

Related Articles