Në pikën kufitare në Merdare krerë institucionesh e familjar kanë bërë homazhe para arkivoleve me eshtrat e kosovarëve që u gjetën në Kizhevak të Serbisë.
Bazuar në raportet e identifikimit, eshtrat e zhvarrosura në Kizhevak iu përkasin shtatë identifikimeve të reja të nga masakra e Rrezallës si dhe dy ribashkimeve me eshtrat e zhvarrosura vite më parë nga varreza masive në Rudnicë, të Rashkës.
Riatdhesimi i shtatë trupave të viktimave po realizohet me përkrahjen e familjeve, Institutit të Mjekësisë Ligjore, Policisë së Kosovës-Sektorit për Krime Lufte, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.
Vetëm në fazën e dytë të gërmimeve të vazhduar më 5 maj, janë gjetur shtatë trupa.