Katër vdekje dhe 45 raste të reja me COVID në Kosovë

Katër vdekje dhe 45 raste të reja me COVID në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar katër vdekje, raporton Gazeta Enigma.

Nga tre mijë e 380 testime, 45 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me COVID, derisa 298 janë shëruar.

Ndërsa, dy mijë e 928 raste aktive në Kosovë.

Numri total i dozave të administruara është mbi 1 milion, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë mbi 15 mijë e 910 doza.

Related Articles