Kthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike

Kthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike

Ministria e Ekonomisë përmes një postimi në profilin e tyre në Facebook ka njoftuar se kthehet furnizimi I rregullt me energji elektrike, shkruan Gazeta Enigma.

Tutje në njoftim thuhet se e gjithë situata e lajmëruar për reduktime me energji elektrike ka ardhur si pasoj e krizës energjetike që ka prekur edhe rajonin.

‘’Duke u nisur nga situata botërore me krizën energjetike që ka prekur edhe rajonin, të gjitha institucionet përgjegjëse po punojnë intensivisht dhe në koordinim për sigurinë e furnizimit me energji elektrike’’, thuhet në njoftimin e tyre.

Sipas tyre “falë kësaj pune dhe bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, përkatësisht Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Korporatës Elektroenergjitike të Shqipërisë (KESH) është arritur që të evitohen reduktimet që nga ora 14:00 dhe të vazhdojë furnizimi i rregullt me energji elektrike”.

“Institucionet do të vazhdojnë të bëjnë përpjekjet maksimale për të ruajtur furnizimin e rregullt me energji elektrike gjatë ditëve në vijim”.

Duke marr parasysh situatën Ministria e Ekonomisë bënë thirrje për të gjithë qytetarët dhe bizneset që ta kursejnë energjinë elektrike.

“Megjithatë, marrë parasysh situatën, luten të gjithë qytetarët dhe bizneset që të marrin masa kursimi dhe të jenë sa më të kujdesshëm në përdorimin e energjisë elektrike”.

“Bashkëpunimi me Shqipërinë do të pasohet nga të tjera masa në adresim të krizës energjetike dhe gjendjes së emergjencës ku ndodhemi”, thuhet në njoftimin e tyre.  /Gazeta Enigma/

Related Articles