Ku është Ronaldo?

Ku është Ronaldo?

Ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo, i ka lënë mediat dhe çdo njërin tjetër të spekulojnë për të ardhmen e tij, ndërkohë që askush nuk e ka idenë se cilat janë synimet e tij.

Erik ten Hag thotë se mezi pret që Cristiano Ronaldo t’i bashkohet skuadrës së Manchester United, por nuk është i sigurt se kur do të kthehet sulmuesi.

Ronaldo është lënë jashtë skuadrës deri më tani për ‘arsye personale’, ndërsa spekulimet për të ardhmen e tij vazhdojnë të qarkullojnë pasi u zbulua se dëshironte të largohej.

Megjithatë, Ten Hag ka thënë se 37-vjeçari do të qëndrojë në Old Trafford sezonin e ardhshëm, dhe se mezi pret të sheh se si do të përshtatet ylli portugez në stilin e ri të lojës së ekipit.

I pyetur nëse ishte i shqetësuar për mungesën e tij dhe nëse e di se kur do të rikthehet në ekip, Ten Hag tha: “Jo, është njësoj si javën e kaluar. Sigurisht United do të dëshironte që Ronaldo të rikthehej, ‘shqetësuese’ është ndoshta jo fjala e duhur”.

“Unë fokusohem te lojtarët që janë atje dhe ata po bëjnë shumë mirë. Ata janë në formë të mirë dhe unë jam fokusuar më tej në këtë dhe e zhvilloj atë. Mezi pres që ai të vijë dhe më pas do ta integrojmë”.

Lojtarët si Anthony Martial, Marcus Rashford, Jadon Sancho dhe Bruno Fernandes janë lidhur mirë deri më tani në fazën parasezonale, dhe Ronaldo do t’i shtonte më shumë fuqi atij sulmi.

“Ata lidhen shumë mirë së bashku. Kur sheh se je me fat si menaxher, ne kemi një kërcënim, kemi armë dhe duhet ta përmirësojmë veten çdo ditë, ta zhvillojmë veten”, tha trajneri i ri i Djajve të Kuq.

E ardhmja e Ronaldos ka qenë në dyshim që kur ai shprehu dëshirën e tij për t’u larguar nga klubi para sezonit 2022-2023, raporton Goal, transmeton Klankosova.tv.

Chelsea, Atletico Madrid dhe Paris Saint-Germain kanë qenë të përflitur me një transferim, por deri më tani nuk ka pasur lëvizje për ish-yllin e Real Madrid dhe Juventusit.

Megjithatë, Ten Hag ka këmbëngulur se Ronaldo nuk është në shitje, madje sugjeroi se ai mund të qëndrojë në United edhe pas fundit të sezonit të ardhshëm.

Related Articles