“Pse po lëviz pa një shoqërues mashkull?”, pyet një nga rojet talebane një vajzë të re afgane në rrugët e Kabulit.
E reja po udhëtonte e vetme në një nga taksitë e Kabulit, kur u ndalua në një pikë kontrolli të talebanëve.
Talebani i armatosur e urdhëron të telefonojë burrin e saj. Vajza e informon që nuk ka një telefon kështu që ai udhëzon një tjetër shofer taksie për të dërguar vajzën në shtëpi tek bashkëshorti i saj dhe për t’i sjellë përsëri, kësaj radhe të dy bashkë.
Kabuli është qyteti i trafikut të rënduar, karrocave të vogla prej druri të tej mbushura me rrush dhe kumbulla afgane dhe fëmijëve të vegjël që ecin ndërmjet turmës për të shitur copëza të ndryshme.
Në pamje, vendi ngjan i njëjti dhe sikur asgjë nuk ka ndryshuar, por nuk është kështu. Tanimë është i udhëhequr nga rregullat e talebanëve dhe disa nga ta mund të shihen shpesh nëpër rrugë.
Çfarë është dhe nuk është e ndaluar tani në Kabul?
Në momentin e parë që talebanët hynë në Kabul muajin e kaluar, afganët e dinin se çfarë duhet të bënin, meshkujt duhet të linin mjekrën të rritej ndërkohë që femrat ndryshuan shamitë nga të bardha në të zeza dhe gjatësinë e fustaneve dhe veshjeve.
Shumë ëndrra u shkatërruan!
“Çfarë duhet të bëjë tani?”, është pyetja që shumë afganë bëjnë ndërkohë që kërkojnë mënyra të ndryshme për t’u arratisur.
Mayram Rajaee po punonte për një program workshop-i për femrat në zyrën gjenerale të avokatisë kur më 15 Gusht talebanët vërshuan në rrugët e Kabuli. Që nga ai momenti asaj dhe shumë femrave të tjera ja ndaluan parqitja në zyrë.
Nuk dihet ende se çfarë duan të thonë liderët talebanë me fjalimin e tyre se “Të gjitha femrave do t’ju jepen të drejtat që i takojnë sipas Islamit”.
Shumë prej tyre janë tani të frikësuara se ato nuk mund t’i kthehen më jetës së tyre të mëparshme dhe tanimë do të jetojnë në një qytet që nuk ndihet si i tyre.
Realiteti i pabesueshëm po ndjek afganët, ku në qytet shihen radhë kilometrike në banka për të tërhequr para.
Shumë prej bankave janë mbyllur. “Kam një javë që vij këtu përditë për të tërhequr para, ky është një fillimi i ri i të ecurit mbrapa”, shprehet një qytetar afgan.
Shumë ndihen të lehtësuar për ikjen e forcave amerikane nga Kabuli, si një luftë që mbaroi. Mes kolapsit të vjetër dhe krijimit të një të ri, shumë afganë e jetojnë ditën si t’ju vijë.