Mbi 1 mijë pacientë me COVID, 83 në gjendje të rëndë

Mbi 1 mijë pacientë me COVID, 83 në gjendje të rëndë

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 1233 pacientë po marrin trajtim mjekësor nga COVID-19, në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.

Sipas njoftimit, nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 1115 janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 1038 me oksigjenoterapi dhe 83 në gjendje të rënduar shëndetësore.

“Në klinikave COVID-19, të QKUK-së, në trajtim janë 436 pacientë, 431 të konfirmuar me COVID-19, 368 me okisgjeno-terapi. Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 797 pacientë, 684 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 670 me oksigjeno-terapi”, thuhet në njoftim.

Related Articles