Sonte dy ekipet kosovare do të luajn ndeshjet e kthimit të fazës së 3-të të Conference League.
Drita dhe Ballkani që janë ende në garë në përballjet e tyre do të kërkojnë rezultat pozitiv për të vazhduar tutje në këtë turne.
Drita do të presë në Stadiumin “Fadil Vokrri”, ekipin e Auda.
Ndëshja pritet të filloj në ora 20:00. Ky është një duel i rëndësishëm për ekipin nga Gjilani, pasi ata do të përpiqen të përmbysin humbjen 1-0 të sfidës së parë, për të kaluar më pas në “Play-Off”.
Ndërkaq një orë më vonë, Ballkani nis ballafaqimin me Larne-n.
Ndeshje kjo që pritet të filloj në ora 21:00.
Kampionët e Kosovës njësoj si Drita, do të duhet të përmbysin rezultatin nga ndeshja e kaluar, për të vazhduar tutje.
Ndeshja e parë mes Ballkanit dhe Larne kishte përfunduar me rezultat 0 me 1. /Gazeta Enigma
Kualifikimi në “Play-Off”, Ballkani dhe Drita sonte synojnë fitore në ndeshjet e kthimit
