Kundërofensiva e Ukrainës, Kievi thotë se ka çliruar disa fshatra në rajonin e Donetskut

Kundërofensiva e Ukrainës, Kievi thotë se ka çliruar disa fshatra në rajonin e Donetskut

Ukraina thotë se ka çliruar tre fshatra në juglindje të vendit në fitoret e para të kundërsulmimit të saj të shumëpritur.

Pamjet në mediat sociale treguan trupat ukrainase duke festuar në vendbanimet fqinje Blahodatne dhe Neskuchne në rajonin e Donetskut.

Zëvendësministri i Mbrojtjes i Kievit tha se Makarivka aty pranë ishte marrë gjithashtu.

Të shtunën, presidenti Volodymyr Zelensky konfirmoi se kundërofensiva kishte filluar.

Këto tre vendbanime janë të parat që janë çliruar prej deklaratës së Zelenskyt, kur ushtria e tij filloi të avancojë në jug të vendit.

Moska ende nuk ka konfirmuar humbjen e ndonjërit prej fshtarave në fjalë që i kishte në kontroll, shkruan BBC.

Related Articles