Dega e LDK-së në Gjilan njofton se ka filluar procesin e zgjedhjeve të brendshme

Dega e LDK-së në Gjilan njofton se ka filluar procesin e zgjedhjeve të brendshme

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, ka njoftuar se tashmë e ka filluar procesin e zgjedhjeve të brendshme, raporton Gazeta Enigma.

Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se kuvendet zgjedhore të nëndegëve filluan sot dhe sipas agjendës do të përfundojnë më 30 Qershor 2023.

“Dje dhe sot kanë përfunduar 4 nga 44 nëndegët e LDK-së në Gjilan, përkatësisht në Livoçi i Ulët, Nëndega 2/2, Lagjja e VIII dhe Nëndega 2/1 me pjesëmarrje masive të të interesuarve, të rinjtë e të rejat, për të zgjedhur e për t’u zgjedhur në organet e LDK-së, të gatshëm për të marrë përgjegjësi politike dhe për të përfaqësuar jo vetëm interesat e partisë, por edhe interesat e qytetarëve të komunës së Gjilanit”.

“Kuvendet zgjedhore të nëndegëve filluan sot dhe sipas agjendës do të përfundojnë më 30 Qershor 2023. Në proceset zgjedhore do të përfshihen dyzet e katër (44) nëndegë, me një pjesëmarrje të afër 3000 delegatëve”, thuhet në njoftim.

Related Articles