Kualifikimet në Kupën e Botës në Conmebol, Brazil – Argjentina ndeshje për infarkt

Kualifikimet në Kupën e Botës në Conmebol, Brazil – Argjentina ndeshje për infarkt

Kualifikimet për botërorin “Qatar 2022” janë në fazën përmbyllëse në Europë, ndërsa në Amerikën Jugore ka filluar faza e dytë e kampanjës, ku 10 skuadra synojnë 5 pozitat e para për kualifikim, shkruan Gazeta Enigma.

Kupa e Botës “Qatar 2022” pretendohet të jetë interesante dhe tërheqëse dhe me shumë veçori. Kjo pasi përfshinë një seri ndeshjesh kualifikuese nëpër kontinente e regjione të botës, deri në rrumbullaksimin e numrit të përgjithshëm prej 32 kombëtareve pjesëmarrëse, të cilat paraprakisht zhvillojnë kualifikimet sipas kritereve paraprake të FIFA-s.

Në Amerikën Jugore zhvillohet një kompeticion ndryshe nga ai europian e gjetiu, pasi disa nga kombëtaret më të mira të këtij kontinenti përfshihen në një garë reciproke, pesë prej të cilave në fund kualifkohen.

Në garën e cilësuar si CONMEBOL Cualifikations, janë dhjetë ekipe përfaqësuese të shteteve, përfshirë Brazilin, Argjentinën etj, të cilat kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në traditën e botëroreve ndër dekada.

Në këtë komptecion Brazili tashmë edhe matematikisht ka siguruar kualifikimin, ndërsa Argjentina dhe disa përfaqësuese tjera janë në rrugë të mbarë për kuafikim në mesin e 5 më të mirave, të cilat i sigurojnë vetes një vend nderi në botëror.

Ndeshjet e sotme dhe tabela aktuale:

  1. Bolivia – Uruguay
  2. Venezuela – Peru
  3. Colombia – Paraguay
  4. Argjentina – Brazil
  5. Chile – Ecuador

Tabela:

  1. Brazil              12                   34
  2. Argjentina     12                   28
  3. Ecuador          13                   20
  4. Uruguay          13                   16
  5. Chile                13                   16
  6. Colombia        13                   16
  7. Peru                 13                   14
  8. Bolivia              1 3                 12
  9. Paraguay          13                 12
  10. Venezuela        13                 7

Related Articles