Kupa e Kosovës – Sot zhvillohen 10 duele interesante

Kupa e Kosovës – Sot zhvillohen 10 duele interesante

Skuadrat kosovare nga Superliga, Liga e Parë dhe Liga e Dytë do të zbresin në fushë për të zhvilluar duelet e 1/16 në Kupën e Kosovës.

Ditën e sotme në program janë për t’u zhvilluar 10 ndeshje, derisa nesër (e enjte) do të luhen edhe gjashtë sfida të tjera.

Fituesi aktual i Kupës së Kosovës, Prishtina do të ketë punë me skuadrën modeste Top Futbolli, ndërsa Ballkani kërkon hakmarrje ndaj Rilindjës.

Dukagjini para adhuruesve të vet pret Ramiz Sadikun, derisa Drita do të ndeshet me Besën e Pejës në Gjilan.

Drenica në ‘Bajram Aliu’ përballet me Prizrenin, ndërsa Prishtina e Re do të ndeshet me Lepencin.

Katër duelet tjera të ditës së sotme në Kupën e Kosovës janë: Gjilani – Istogu, Llapi – Vjosa, Trepça – Malisheva dhe Ferizaj – Tefik Çanga.

Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme në Kupën e Kosovës fillojnë nga ora 12:30. 

Related Articles