Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë se presidentja në deklarimin e saj për mediumin zviceran “Blick” nuk e ka fajësuar Zvicrën për mërgimtarët tanë të infektuar me COVID-19, porse ka apeluar për vaksinimin e të gjithëve.
Sipas Kupinës, presidentja Osmani ka theksuar se nuk është koha për akuza reciproke, porse për angazhim të përbashkët për vaksinim masiv të të gjithë qytetarëve në Zvicër, por edhe në Kosovë.
Ndryshe, sot në media është raportuar se presidentja Osmani në një deklaratë për Blick ka është detyrë e autoriteteve zvicerane, që edhe personat me rrënjë nga vende tjera t’i bindin për t’u vaksinuar.