Kombëtarja shqiptare ka triumfuar ndaj Azerbajxhanit.
3 me 1 për Shqipërinë ishte rezultati final i kësaj ndeshje para atyre të Euro2024.
Golin e parë e shënoi Nedim Bajrami nga distanca në minutën e 11-të.
Ndërsa, goli i dytë erdhi vonë, tek në minutën e 81-të nga Rey Manaj, kurse gjashtë minuta më vonë Qazim Laçi trefishoi epërsinë për kuqezinjtë.
Ndërkaq në minutën e 91-të, Gurbanli shënoi golin e nderit për Azerbajxhanin.
Kjo ishte miqësorja e fundit e Shqipërisë përpara fillimit të ndeshjeve të Euro 2024. /Gazeta Enigma