Kur do të fillohet me dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë?

Kur do të fillohet me dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë?

Në shtetin fqinjë me Kosovën, në Shqipëri tashmë ka filluar edhe dhënia e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19, por një gjë e tillë nuk ka filluar edhe në vendin tonë.

E, për këtë Ministria e Shëndetësisë ka një përgjigje.

“Sa i përket dozës përforcuese dhe dozës së tretë, është diskutuar për to dhe pritjet janë që në vitin tjetër të fillohet me to, por paraprakisht duhet të merret një vendim në momentin që konsiderohet e përshtatshme për të filluar me këtë proces”, ka bërë të ditur MSh-ja.

MSH-ja dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në vazhdimësi po bëjnë thirrje për vaksinim, duke paralajmëruar se vala e ardhshme është e pashmangshme.

Të martën, MSH-ja miratoi rekomandimin edhe për vaksinimin e fëmijëve të grupmoshës 12 deri në 15 vjeç. /Gazeta “Enigma“/

Related Articles