Qendra Kombëtare e Uraganeve (NHC) pret që Milton të arrijë në tokë si një “uragan i madh dhe jashtëzakonisht i rrezikshëm” të mërkurën vonë ose të enjten herët në mëngjes, sipas kohës lokale.
Uragani Milton mund të godasë Floridan rreth orës 02:00 EDT (07:00 BST) të enjten, sipas një parashikuesi nga CBS News, partner i BBC-së në SHBA.
Milton mund të godas afër qytetit të Tampas, zona më e gjerë metropolitane e të cilit ka një popullsi prej më shumë se tre milionë njerëz.
Sinoptikanët paralajmërojnë për shira të rrëmbyeshëm, përmbytje të shpejta, erëra të forta dhe stuhi të mundshme – të cilat ndodhin kur uji lëviz në brendësi nga bregu.
Ata thonë se Milton mund të jetë stuhia më e keqe që ka goditur zonën./BBC/