Kurseni problemet me trurin duke konsumuar dy lloje të ushqimit

Kurseni problemet me trurin duke konsumuar dy lloje të ushqimit

Kur bëhet fjalë për shëndetin e trurit, ushqimi që hani ka një ndikim të madh, thotë Dr. Dale E. Bridsen, neurolog dhe autor i “The End of Alzheimer’s Program”.

Për ta mbajtur trurin tuaj në top formë, dr. Bridsen rekomandon që të kufizoni marrjen tuaj të ushqimeve të përpunuara, mishit të kuq dhe sheqerit të shtuar, ndërsa nga ana tjetër të pasuroni lëndët ushqyese ushqimore.

Perime me gjethe jeshile

Dr. Bridsen rekomandon ushqime me shumë folate, të tilla si zarzavate me gjethe dhe brokoli, sepse ato ndihmojnë në uljen e niveleve të homocisteinës, një aminoacid që shoqërohet me atrofi të trurit dhe një rrezik në rritje të sëmundjes Alzheimer. Një racion: 1 filxhan perime të gatuara ose 2 filxhanë me perime me gjethe të papërpunuara. Qëllimi: 6 racione në javë.

Kafe ose çaj

Kafeja dhe çaji jeshil përmbajnë kafeinë, e cila ka treguar se përmirëson funksionet njohëse duke ndihmuar në forcimin e kujtesës, thotë Dr. Nicole M. Avena, një profesoreshë e neuroshkencës në Shkollën Mjekësore në Mount Sinai. Çaji dhe kafeja gjithashtu mund të ndihmojnë në rritjen e kujtesës afatshkurtër. Thjesht shmangni shtimin e shumë sheqerit në pijen tuaj. Një porcion: një filxhan kafe. Qëllimi: Udhëzimet aktuale dietike të SHBA shprehen se është e sigurt për shëndetin të konsumoni deri në 400 mg kafeinë në ditë.

Related Articles