Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se deri tani janë regjistruar 50 mijë qytetarë nga mërgata për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.
Ai theksoi se afati për regjistrimin e mërgimtarëve është deri më 26 dhjetor dhe bëri thirrje që ata të regjistrohen dhe të votojnë në atdhe, shkruan Gazeta Enigma.
Postimi i plotë:
“Sot janë bërë 50 mijë të regjistruar nga mërgata për votim. Ndërkohë, kanë mbetur më pak se 7 ditë deri në afatin e fundit, 26 dhjetor 2024, kur mund të regjistroheni për të votuar. Pa regjistrim nuk do të mund të votoni, andaj bëjeni sa më parë dhe mos e lini për momentet e fundit. Nga çdo cep i botës ku je, hidhe votën për atdhe”./GazetaEnigma/